Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njofton të gjitha subjektet tregtare, që janë të detyruara të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore (bilancin) për vitin 2025, ti depozitojnë brenda datës 31 Korrik 2026, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dorëzimi kryhet në mënyrë elektronike në portalit zyrtar e-albania përmes shërbimit:
Mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar.
Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumentave është e detyrueshme, përfshin:
- Pasqyrat financiare vjetore;
- Raportin e ecurisë së veprimtarisë;
- Raportin e auditimit;
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, detyrimin për raportimin/dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet, që kanë përgjegjësi tatimore për “Tatimin mbi fitimin korporativ” ose “Tatimin mbi të ardhurat personale biznesore”, në rastet kur qarkullimi vjetor i tyre është mbi 5 milionë lekë.
Për më shumë informacion apo asistencë teknike, ju lutemi kontaktoni në:
asistencaonline@qkb.gov.al
Tel: 0800 80 02

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

