Qendra Kombëtare e Biznesit njofton se është shënuar një arritje e rëndësishme në dorëzimin e bilanceve vjetore të subjekteve. Deri më datë 31 korrik 2025, mbi 31,000 subjekte dorëzuan bilancin e tyre vjetor brenda afatit ligjor, duke e kthyer këtë proces në një prej performancave më të larta të viteve të fundit.
Statistikat kryesore


Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan në afat, duke tejkaluar ndjeshëm rezultatet e viteve të mëparshme:
2025 – 31,300 bilance të dorëzuara në afat
2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat
2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat
2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat
Ky progres i dukshëm tregon një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe rritjen e përdorimit të shërbimeve online të QKB-së, të cilat ofrojnë akses të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt për çdo subjekt.
Pse është i rëndësishëm dorëzimi i bilancit?
Dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim ligjor – ai është një hap i domosdoshëm për të forcuar transparencën, për të garantuar formalizimin e aktivitetit ekonomik dhe për të ndërtuar një mjedis biznesi më të besueshëm e konkurrues.
QKB do të vijojë të mbështesë bizneset përmes shërbimeve të saj online dhe informimit të vazhdueshëm, në mënyrë që ky trend pozitiv të konsolidohet edhe në vitet në vijim.