Shërbime

Qendra Kombëtare e Biznesit njofton se është shënuar një arritje e rëndësishme në dorëzimin e bilanceve vjetore të subjekteve. Deri më datë 31 korrik 2025, mbi 31,000 subjekte dorëzuan bilancin e tyre vjetor brenda afatit ligjor, duke e kthyer këtë proces në një prej performancave më të larta të viteve të fundit.

Statistikat kryesore

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan në afat, duke tejkaluar ndjeshëm rezultatet e viteve të mëparshme:

2025 – 31,300 bilance të dorëzuara në afat

2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat

2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat

2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

Ky progres i dukshëm tregon një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe rritjen e përdorimit të shërbimeve online të QKB-së, të cilat ofrojnë akses të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt për çdo subjekt.

Pse është i rëndësishëm dorëzimi i bilancit?

Dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim ligjor – ai është një hap i domosdoshëm për të forcuar transparencën, për të garantuar formalizimin e aktivitetit ekonomik dhe për të ndërtuar një mjedis biznesi më të besueshëm e konkurrues.

QKB do të vijojë të mbështesë bizneset përmes shërbimeve të saj online dhe informimit të vazhdueshëm, në mënyrë që ky trend pozitiv të konsolidohet edhe në vitet në vijim.

Comments are closed.