Përmirësimi i depozitimit dhe publikimit online të pasqyrave financiare

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se, Qendra Kombëtare e Biznesit me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe mbështetjen strategjike të Bankës Botërore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë Zviceriane, SECO, realizuan projektin për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit elektronik për depozitimin e pasqyrave financiare dhe publikimin e ketij informacioni.

Ky projekt i cili fillon zbatimin nga viti i ardhshëm financiar, do të sjellë përmirësime të ndjeshme si:

• Rritjen e mëtejshme të transparencës për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të njësive ekonomike të regjistruara në regjistrin tregtar;

• Përpunimin dhe gjenerimin e raporteve për të dhënat e pasqyrave fianciare;

• Implementimin e formatit të ri (sistem) për dorëzimin e pasqyrave financiare në QKB, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albanian;

• Formën e komunikimit elektronik që do të jetë në formatin (XML);

• Përcaktimin qartësisht të dokumenteve që duhet të hartohen nga njësitë ekonomike, në varësi të klasifikimit të tyre, gjatë procesit të raportimit financiar;

• Detyrimin për ruajtjen e pasqyrave financiare të publikuara në regjistrin tregtar për të paktën 10 vite, në perputhje me Direktivën e BE.

Gjithashtu një falenderim i veçantë për mbështetjen Ministrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj, Zëvendësministrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë z. Elton Haxhi, Titullarit të QKB-së znj. Pranvera Fagu (Behushi), Drejtorit të Drejtorisë së Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit z. Dritan Fino, si edhe për ekspertët që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.