Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduart Shalsi viziton QKB

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtoresha e Përgjithshme znj. Pranvera Fagu Behushi, mirëpriti z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke zhvilluar kështu një takim lidhur me ecurinë e procesit për aplikimet online.

z. Shalsi inspektoi nga afër sportelet e këtij institucioni. Ai ndoqi procesin dhe u njoh me mënyrën sesi asistohen bizneset nga ana e punonjësve të QKB-së, për të mundësuar aplikimin online të tyre nëpërmjet portalit unik e – Albania.